Njëra do të jetë diplomë e shkollës së mesme të përgjithshme e cila ju hap rrugën për të vazhduar studimet e larta dhe tjetra është diploma e arsimit profesional e cila certefikon edhe aftësitë e të rinjve për tregun e punës.
Këto detaje të ligjit për arsimin profesional u bënë publike nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, në seancën dëgjimore në komisionin për Punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë.
‘’Nxënësit e shkollave profesionale do të duhet të marrin dy diploma. Njëra diplomë profesionale për ta lidhur me tregun e punës, dhe diplomën e arsimit të mesëm’’, u shpreh Klosi.
Gjatë prezantimit të projektligjit pati debate mbi mbajtjen e premtimit për punësimin e 300 mijë njerëzve. ‘’Në listat e kontribuesve në sistemin e pensioneve, janë mbi 205 mijë kontribues të rinj. Janë vende të reja pune, janë legalizime 200 e ca mijë kontribues të rinj’’, u shpreh Klosi.
Arsimi professional në vend, vetëm nga Bashkimi Europian, është mbështetur me 30 milion euro për 3 vjet dhe numri i të rinjve që tashmë janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale është 3 -fishuar. Vetëm për vitin akademik 2016 – 2017 janë regjistruar 27 700 nxënës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com