Ministrat e Turzimit të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore janë mbledhur në kryeqytetin letonez, Riga për të diskutuar rreth bashkëpunimit turistik me Kinën.
Në samitin e ministrave të këtyre vendeve, u diskutuan mekanizmat e intensifikimit të komunikimit dhe shkurtimit të distancave me qëllimin e rritjes së turistëve kinezë në 17 vendet lindore dhe qendrore.
Tregu aziatik përbën një interes të lartë për të gjitha këto vende, dhe anasjelltas, ka një interes të lartë të shtetasve kinezë për qëllime turistike dhe investime në këtë fushë, sikundër konfirmoi edhe ministri kinez i Kulturës dhe Turizmit, Luo Shugang.
Që nga 2013 ka një rritje prej 35% të shtetasve kinezë që udhëtojnë jashtë vendit, dhe ky trend rritës mbetet mundësi për t’u shfrytëzuar nga vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Panelist në këtë Samit, ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, pas panoramës së rritjes së turizmit vendas vitet e fundit, përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së konektivitetit, deklaroi se duhet të rritet oferta rajonale.
“Tregu kinez përbën interes për të gjitha vendet tona”- deklaroi ministri Klosi, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e ofertave të përbashkëta turistike dhe promovimin e përbashkët në tregjet e mëdha si Kina.
“Turizmi detar, ekonomia blu është fusha që Shqipëria po përpiqet ta zhvillojë, duke e bërë atë pjesë të tregut rajonal të shfrytëzimit të detit për shtimin e ofertës turistike në vend” - shtoi ministri shqiptar i turizmit.
Samiti i ministrave do të përmbyllet me miratimin e një deklarate të përbashkët angazhimi të të gjitha vendet, për rritjen e bashkërendimit të aktiviteteve konkrete për më shumë turizëm dhe shkëmbime në këtë fushë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor, 13:33
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump
9 Dhjetor, 13:12
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor, 09:52
-
Pas largimit të Gonxhes, Dibra pa drejtues politik, PS mbledh të hënën kryesinë, pritet emërimi i Blendi Klosit.
5 Dhjetor, 11:31
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33