200 mijë persona i janë shtuar skemës së pensiove duke eçuar në 600 mijë numrin total të të punësuarëve të deklaruar. Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, ku u diskutua për rezultatet e luftimit të punës në të zezë, si dhe për projektligjin e ndërmarrjeve sociale dhe riintegrimin social.
“Në vitin 2014 ishin 400 mijë të punësuar, ndërsa në 2016 janë 600 mijë të punësuar të deklaruar. A janë të gjitha vende të reja pune, natyrisht që s’janë të gjitha vende të reja pune, por janë edhe legalizim i punës së zezë dhe një përpjekje e përbashkët për punësim”, - tha ministri Klosi, duke bërë të ditur në të njëjtën kohë se vetëm në 5 muajt e fundit, falë aksionit kundër informalitetit, skema u rrit me 100 mijë persona.
Sipas Klosit nga të dhënat e zyrës së punës, rezulton se ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë dhe jo vetëm në ndërmarrjet e fasonerisë.
“Dhe në këtë biznes ka shumë nevojë edhe për punëtorë; në këtë biznes ka nevojë për njerëz të kualifikuar, ka nevojë jo vetëm për punëtorë të fasonerisë që shkojnë për pagën e ulët, por ka nevojë edhe për menaxherë shitjesh, marketingu, biokimistë, laborantë etj” - tha ministri .
Dhe ashtu siç ka deklaruar dhe më herët, arsimi profesional sipas Klosit është zgjidhja e problemit të papunësisë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com