Ministri Klosi nga Ura Vajgurore: Deri në fund të mandatit, libra falas deri në klasën e 9-të

Ministri Klosi nga Ura Vajgurore: Deri në fund të mandatit, libra falas deri në klasën e 9-të

Ministri Klosi gjatë vizitës

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka shpërndarë librat falas për nxënësit e shkollës Syzez, të njësisë administrative Poshnjë të Bashkisë së Urës Vajgurore. Tashmë e rikonstruktuar dhe me një palestër të re, shkolla e njësisë administrative Syzes është gati për të pritur nxënësit.

Klosi vlerësoi punën e Bashkisë për investimet e bëra duke u shprehur se investimet dhe reformat në arsim do të vijojnë. 

Qëllimi i qeverisë është që deri në fund të mandatit nxënësit të përfitojnë libra falas deri në klasën e 9-të.

Blendi Klosi

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe që ndjekin arsimin parauniversitar. Më herët, kryeministri Edi Rama, është shprehur se qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë.

Pjesë nga fjala e Klosit: 

Sot ishim në ingaurimin e shkollës së re me fonde të qeverisë shqiptare, po ashtu për ndërtimin për herë të parë një palestre moderne në këtë zonë që do ti shërbejë gjithë komunitetit.

Si dhe në kuadër të nismës për furnizimi me libra falas nga klasa e parë deri në klasë të katërt të kësaj shkolle është një ndër prioritetet dhe po ashtu ndahen librat falas për të gjithë këtë vit shkollor dhe po ashtu kjo zonë realisht është një nga ato zona, e cila dëshmon se reformat e ndërmarra si dhe kontributi i vet komunitetit të mos harrojmë se jemi në Bashkinë e Urës Vajgurore dhe komuna shumë produktive të kësaj bashkie dhe komuna e Poshnjes dhe të cilët prodhojnë kaq shumë produkte bujqësore por është dhe një mënyrë shumë e mirë për ti dëshmuar këtij komuniteti se të ardhurat nga taksat e qytetarëve të ardhurat nga puna e tyre.

Kontributi që qytetarët e kësaj bashkie japin për të rregulluar mirqënien e këtij komuniteti rikthehet tashmë, në kontributet shkollash siç e tha kryetari. Është një nga bashkitë, e cila i ka prekur të gjitha shkollat na 21, 17 janë shkolla të rikonstruktuara krejtësisht, është një nga ato bashki të cilat 8 kopshte të reja janë rindërtuar vetëm në fillim të këtij viti, është nga ato bashki që ka rindërtuar 7 qendra shendetësore. Pra duke bërë një shtrirje perfekte të gjithë shërbimit social.

Pra, në fund të fundit kjo që po bëjmë ne sot është një shprehje e qartë se kur mendon për njerëzit, kur e ke vëmendjen te njerëzit kur përpiqesh çdo ditë për ta, realisht problematikat mund të zgjidhen dhe natyrisht për të duhet një kontribut më i madh dhe vetë kjo Bashki ky komunitetet është nga ato komunitete që 100% prodhon, 100% punon, 100% ka nevojë për një mirëqënie më të mirë.  Kolektivi i kësaj shkolle ka bërë një punë shumë të mirë që në ditën e parë të hapjes së shkollës çdo gjë të jetë perfekte të jetë e pastruar mirë dhe e rregulluar dhe nxënësit dhe të gjithë banorët të ndjehen mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mustaqet e celos: 12/09/2018 14:00

    KLOSI ESHTE MINISTRI I LIBRAVE ?? Cuditemi per bujarine e ministrave .DY RROGA TE CDO MINISTRI PER TE FITUAR ZGJEDHJET .PASTAJ CDO MINISTER I SUKSESSHEM DY GOMOME ME EURO PER CDO VIT KALENDARIK .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë