Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka theksuar se akset rrugore të vendit po monitorohen me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga monitorimi i akseve rrugore, Lamallari ka shkruar se monitorimi i akseve rrugore bëhet me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve.

Më tej Lamallari ka theksuar se rregullat e qarkullimit është detyrë për të gjithë që të zbatohen dhe të respektohen.

“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet. Rregullat e qarkullimit nuk janë me zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, ka shkruar Lamallari krahas videos së postuar në rrjetet sociale.

R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?