Ministri Liberman në Tiranë për
të hapur ambasadën izraelite

Ministri Liberman në Tiranë për<br />të hapur ambasadën izraelite
TIRANE- Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman mbërrin sot në Tiranë, për të marr pjesë në ceremoninë e çeljes së ambasadës izraelite në Tiranë.

Sipas axhendës ai do të zhvillojë një vizitë dy ditore në vendin tonë, ku do të takohet me homologun shqiptar, Edmond Panariti, me të cilin do të ketë dhe një konferencë për shtyp, ku do të shpallosin qëndrimin e të dy vendeve në lidhje me marrëdhëniet gjithnjë e në rritje mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Liberman do të zhvillojë bisedime edhe me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e opozitës Edi Rama. Vetëm një javë më parë, ka qenë vetë ambasadori izraelit, David Cohen i cili ka bërë të publike vizitën e ministrit Liberman. Mësohet se ministri i Jashtëm izraelit do të diskutojë dhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve duke shpallur dhe interesin e biznesit izraelit për të investuar në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd