Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka publikuar një video ku evidentohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana  e shoferëve. Lleshaj thotë se policia ka vendosur shumë gjoba, pasi shoferët nuk i njohin rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha.

Shkruan Lleshaj: “Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve. Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”

Postimi i plotë i ministrit Sandër Lleshaj në Facebook: