Ministri Malaj takohet me Ambasadoren e Zvicrës, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbështetje të sistemit të financave vendore

Ministri Malaj takohet me Ambasadoren e Zvicrës, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbështetje të sistemit të financave vendore

Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, kanë nënshkruar sot një marrëveshje për mbështetje të mëtejshme teknike në sistemin e financave vendore në vendin tonë.

Marrëveshja mbështetet fazën e dytë të projektit për “Ofrimin e asistencës teknike për Forcimin e Menaxhimit të Financave Publike në Nivel Vendor në Shqipëri” dhe parashikon një fond prej 4.5 milionë euro periudhën 2024-2028, në funksion të vazhdimit të zbatimit të projektit në fjalë.

Ministri Malaj e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap përpara në avancimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe me Qeverinë e Konfederatës Zvicerane.

Malaj shprehu bindjen zbatimi i saj do të ndihmojë qeverinë shqiptare për të vijuar garantimin e:  rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore; reformimit të buxhetit vendor, duke e bërë më eficient dhe transparent; si dhe kontrollit më të mirë të auditimit dhe raportimit financiar.

Ministri i Financave nënvizoi faktin se aktualisht bashkitë janë më të mirë strukturuara edhe sa i takon shpenzimeve, pasi pjesa më e madhe shkojnë për shërbime dhe investime publike, ndërsa qeveria ka rritur së fundmi pagat për administratën vendore, si një angazhim për një reformim akoma më të gjerë.

 “Kontributi i partnerëve tanë është i rëndësishëm për ne, për më tepër sa i takon zbatimit të një reforme madhore siç është ajo e decentralizimit dhe fuqizimit të qeverisjes vendore, një prioritet i yni, pasi përmes tij garantojmë përmirësimin e shërbimeve dhe jetës së qytetarëve”, u shpreh Malaj.

Faza e parë e zbatimit të projektit ka mbështetur bashkitë në disa aspekte, ndërsa faza e dytë ka si objektiva kryesorë: përmirësimin e planifikimit strategjik dhe menaxhimit të përgjithshëm; fuqizimin e sistemeve të menaxhimit të të ardhurave vendore, me qëllim rritjen e tyre dhe kontributi për rritjen e të ardhurave të veta në bashki;  ngritjen e sistemeve të efektshme për auditimin dhe raportimin financiar.

Këto objektiva, tha Ministri, janë plotësisht në përputhje me prioritet e qeverisë për modernizimin e financave publike në nivel vendor dhe për rritjen e konsolidimin e autonomisë financiare.

Nga ana e saj, Ambasadorja zvicerane Ruth Huber theksoi se marrëveshja e firmosur formalizon vazhdimin e punës së përbashkët për rritjen e cilësisë së financave publike.

“Synimi është përmirësimi i menaxhimit të financave publike, përdorimi e burimeve publike më me efiçencë, dhe përfundimisht, dhënia e shërbimeve më të mira për komunitetet vendore”, u shpreh Ambasadorja Huber. 

Projekti për financat vendore mbështet 61 bashkitë në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e financave të cilat njihen me instrumente dhe metoda më efikase në këtë drejtim.

Gjithashtu, projekti punon me Ministrinë e Financave, Departamentin për Financat Vendore dhe drejtori të tjera, për të siguruar një koordinim dhe monitorim më të mirë të financave vendore. Financimi për projektin vjen nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike SECO dhe zbatohet nga Universiteti i Lucernës dhe GFA Consulting Group.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025