Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!

Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!

Ushtarët serbë pranë kufirit me kosovën

Prishtinë- Ministri kosovar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar sot (13 Tetor) pas shpjegimit publik të Serbisë, lidhur me afrimin e trupave të saj ushtarake 50 metra nga vija kufitare me territorin e Kosovës, ku shteti fqinj tha se kjo ishte bërë “për pengimin e prerjes ilegale të pyjeve”.

“Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në lidhje me aktivitetet e ushtrisë serbe në afërsi prej 50 metra nga vija kufitare me territorin e Kosovës, një aktivitet tipik ushtarak, mundohet të kamuflohet si aktivitet për pengimin e prerjes ilegale të pyjeve”, shkroi ministri në rrjetin social Facebook.

Dhe më tej me ironi dhe dyshime nënvizon:

“Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje taktike, si dhe me automjete të blinduara ushtarake? Sepse sipas ligjit të pyjeve të Republikës së Serbisë, konkretisht në nenin 40 të tij, është përcaktuar qartë se rojet e pyjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave janë të vetmit zyrtarë për ruajtjen e pyjeve dhe pengimin e prerjes ilegale të tyre brenda territorit të Serbisë”, shtoi ministri.

Postimi i ministrit Ejup Maqedonci në Facebook dhe foto të ushtrisë serbe afër kufirit kosovar

Maqedonci tha se Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përpiqet që prezencën e shtuar ushtarake të ushtarëve serbë në afërsi të territorit të Kosovës, ta arsyetojë duke përdorur justifikime tërësisht të paqëndrueshme.

“Në vazhdimësi, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë përpiqet që prezencën e shtuar ushtarake të ushtarëve serbë në afërsi të territorit të Republikës së Kosovës, ta arsyetoj duke përdorur justifikime tërësisht të paqendrushme, siç përpiqet që edhe ushtrimet me avionë luftarakë sulmues dhe dronë vetvrasës sulmues, siç ishte ushtrimi “Vihor 2024” në Peshter, t’i paraqes si përgatitje ushtarake për mbrojtje të territorit”, vijon Maqedonci shënimin e tij.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se militarizimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe veçanërisht vendosja e shumë kapaciteteve ushtarake në jug të territorit të saj, është një tregues për vazhdimësinë e qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.

“Gjithsesi, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugëtimin e saj për integrime euro-atlantike dhe do të mbetet gjithmonë e vendosur që të zhvilloj kapacitete ushtarake sipas standardeve të NATO-s, të afta për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë”, shtoi ai.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë