Ministri Mete me investitorët e huaj: Mbyllëm një vit pozitiv, ulëm borxhin publik! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit

Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri e vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpunimin me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësuar më tej klimën e biznesit.

Ministri Mete tha se viti 2023 shënoi një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Ne kemi patur një vit të mirë në 2023-shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kemi patur lajme të mira në fund të vitit: Kemi ulur borxhin në masë të konsiderueshme e jemi përmirësuar në vlerësimin e Standard & Poor’s, si edhe kemi dalë edhe nga lista gri. Të dyja këto kanë ndihmuar klimën e biznesit,” u shpreh ai.

Mete tha mw tej se edhe pritshmwritw pwr vitin e ardhshwm do Edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm tha më tej Mete janë pozitive.

“Projeksionet që ne kemi janë pozitive për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p.sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullueshëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024. Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivitetin, apo për një klimë më të mirë biznesi. Kapitali njerëzor është po ashtu një nga ato fusha në të cilat ne duhet të përqendrohemi. Do përqendrohemi edhe te infrastruktura, por edhe në aspekte të produktivitetit, të cilat ndihmojnë klimën e biznesit,” nënvizoi ministri i Financave.

Në fund ai shtoi se paralelisht me Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Këshillin e Investimeve, do të rivitalizohet Këshilli Tatimor, si platforma diskutimi Qeveri-biznes. “Besoj që ne kemi disa platforma shumë të mira ku ne shkëmbejmë ide, mendime, kemi Këshillin e Investimeve ku kemi pasur disa takime do thoja shumë frytdhënëse, kemi edhe Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe shumë shpejt Ministria e Financave do rigjallërojë dhe Këshillin Tatimor, ku do të diskutojmë për politikat fiskale dhe administratën tatimore si një nga fushat ku mund të bashkëpunojmë më shumë,” tha Mete.

I pranishëm në këtë pritje ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i cili foli edhe për planin e BE për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 01/02/2024 08:11

    me shume se kambialet e dyshimta tregtare ne bujqesi ekonomia ka nevoje per obligacionet e korporatave private te indeksuara ne nje nga deget e bursave europiane, nje model amerikan i realty hedge fund me grupe te medha investuese mbeshtetur ekskluzivisht ne dhenjen me qera te banesave si ne France dhe Gjermani ne nje planifiim me te mire te territorit dhe taksave mbi pronen e pazhvilluar urbanikisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?