KLD-ja duhet të “vetëpastrohet” fillimisht dhe pastaj të nisë e të kontrollojë të tjerët. Ministri Nasip Naço ka treguar dje se, një nga inspektorët e KLD-së, kishte rreth 250 mijë dollarë të padeklaruara.

“Para disa kohësh ndaj një inspektori të KLD-së nga ILDKP-ja u bë një kallëzim për fshehje të pasurisë, ku edhe në këtë rast për “dhurata” bëhej fjalë. Personi nuk dihej se ku i kishte llogaritë bankare. KLD-ja, e cila është e ngarkuar nga ligji që përmes këtij inspektoriati të hetojë mbi gjyqtarët, si mund të hetojë kur ai inspektor ka 200 mijë apo 250 mijë USD ose euro të falura?! Ky është sistemi?! Këta janë inspektorët?! Këta do të inspektojnë gjyqtarët e tjerë?!”, deklaroi Naço.