Ministri Naço: Të shkarkohet
gjyqtari Gjoni fshehu pasurinë

Ministri Naço: Të shkarkohet<br />gjyqtari Gjoni fshehu pasurinë
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit njëherësh anëtarit të KLD Gjin Gjoni. Kërkesa e ministrit Naço vjen 20 ditë pas shkrimit të botuar në gazetën “Shqiptarja.com” që njoftonte nisjen e procedurave të shkarkimit të gjyqtarit Gjoni.

Sipas ministrisë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me shkresën nr.2125 prot.datë 24.04.2014 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, pas kontrollit të plotë të deklarimeve të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, vërente se në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tij,administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjekti në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë, ka fshehur pasurinë, nuk ka deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tij private dhe burimet e krijimit të tyre. Nisur nga kjo situatë nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtari Gjin Gjoni t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

Argumentat e Gjonit
Gjatë verifikimeve të kryera nga zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë, nëpërmjet një shkrese kjo ministri ka kërkuar dëgjimin e pretendimeve të gjykatësit Gjoni. Në adresë të këtij të fundit, ministria ka dërguar një letër ku kërkon parashtrimin e pretendimeve lidhur me pasurinë që vetë gjyqtari Gjoni ka krijuar. Kësaj shkrese, i është përgjigjur pozitivisht ministrisë ku ka dhënë pretendimet për pasurinë që aid he bashkëshortja e tij Elona Çaushi, disponojnë.

Pas verifikimit të pretendimeve të Gjonit është konstatuar se thënien e tij përputhen me relacionin e ILDKPKI të dërguar në ministrinë e Drejtësisë. Për pasojë është vendosur ti kërkohet KLD shkarkimi i Gjin Gjonit. Një skemë e tillë nga ministria e Drejtësisë është përdorur dhe për rastin e bashkëshortëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, për të cilët tashmë ministria ka kërkuar shkarkimin nga detyra.

Rrëzohet pezullimi
Pas vendimit të gjykatës së Elbasanit që rrëzonte kërkesën e prokurorisë për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni, edhe gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të mos pezullojë nga detyra gjyqtarin, i akuzuar për fshejhe të pasurisë në vlerë 2 milionë euro.

Pak ditë më parë Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar kështu pezullimin e amnëtarit të KLD-së. Gjyqtari Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Gjonit akuzat janë të pabaza pasi pasuria e tij ka ardhur si pasojë e të ardhurave nga puna e bashkëshortes së tij. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn, 2,8 vite burg! Dënohen dhe 2 të tjerët

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn, 2,8 vite burg! Dënohen dhe 2 të tjerët