TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naços ka urdhëruar një kontroll në paraburgimin e Tropojës. Vendimi i Naços ka ardhur pas disa fakteve të publikuara për abuzime dhe nepotizëm në këtë institucion.

Bëhet e ditur se kontrolli i institucionit të paraburgimi të Tropojës do të ushtrohet nga grupi i auditit i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)