Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti nënshkruan sot në Tiranë, një marrëveshje me Organizatën për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), për hapjen e zyrës së përfaqësisë së kësaj organizate në Tiranë.
Në ceremoninë e nënshkrimit drejtori Rajonal i FAO-s, per Evropën, Toni Alozi  u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe vuri në dukje rolin e zyrës FAO në Shqipëri, për rritjen e mbështetjes dhe asistencës teknike ne bujqësi dhe agrokulturë, në koherencë me zhvillimet klimaterike dhe teknologjike.
Ministri Panariti vlerësoi këtë mbështetje për zhvillimin e bujqësisë, duke siguruar edhe përkrahjen e Qeverisë shqiptare.
Kreu i Bujqesise u shpreh se, sfida jonë e radhës është që këtë zyrë ta fuqizojmë, në mënyrë që ajo të luajë një rol jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
/atsh/