Ministri i Bujqësisë deklaroi në një intervistë për Report Tv se eksportet e produkteve bujqësore kanë vijuar në rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, duke tejkaluar nivelin e së njëjtës periudhë të një viti më parë.

"Vjet kanë qenë 380 mijë tonë të eksportuara por këtë vit që në gjashtëmujorin e parë kemi tejkaluar eksportet e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar”, tha Salla.

Sipas tij, deri më tani nuk janë evidentuar probleme me ngarkesat e eksportit për shkak të përdorimit të pesticideve të ndaluara.

“Në asnjë ngarkesë nuk kemi pasur probleme me pesticidet qoftë edhe ato të ndaluara. Në një kamion mund të ketë disa fermerë që ngarkohen dhe ne përmes gjurmueshmërisë së produktit kalon në çdo filtër. Mund të ketë raste kur fermeri nuk ka respektuar karenca, nëse e ka ndonjë afat një javor për karencën, fermeri e këput për tre ditë dhe del me një mbetje që nuk lejohet. Por nuk kemi në territor pesticide të ndaluara. Kemi bërë një aksion në vitin e kaluar, dhe na ka rezultuar në rezultate të mira këtë vit”, tha Salla.

Ministri bën edhe një apel për fermerët:- “Tregu evropian është i madh dhe ne duhet të prodhojmë me cilësi”.


Lajmi kryesor:

Mbyllen aplikimet për skemën kombëtare, ministri Salla për Report Tv: Vlera e kërkesave nga fermerët ka kaluar 7 mld lekë! Fondet IPARD? Presim përgjigje nga KE (VIDEO)