Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026 ku edhe mori pjesë në Takimin e Ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe konsolidimin e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. “Ky format bashkëpunimi shërben për të afruar politikat bujqësore të rajonit me standardet e Bashkimit Europian dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit,” u shpreh Ministri Salla.

Ministri Salla theksoi se takimi zhvillohet në një moment kyç për Shqipërinë, pas hapjes së Grup-Kapitullit 5 në negociatat për anëtarësim në BE. “Afrimi me kuadrin e Bashkimit Europian, përmbushja e kërkesave të Kapitujve 11, 12 dhe 13, si dhe orientimi gradual drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), janë thelbësore për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, konkurrues dhe me standarde europiane,” nënvizoi ai.

Sipas Ministrit Salla, këto procese janë në funksion të zbatimit të vizionit afatgjatë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. “Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030 janë objektiva që kërkojnë reforma të qëndrueshme, bashkëpunim rajonal dhe përafrim të plotë me politikat europiane,” theksoi ministri.

R.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?