Ministri serb: Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç
Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Ministri i Punëve të Brendshme, ne Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazzez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiçit është e mundur.
“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin, shkruan Danas.
Ai shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.
“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.
Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
5 Janar, 16:10
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd
4 Janar, 16:14
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Demush Shasha: Hap në të panjohurën
3 Janar, 17:25
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
Sa më parë aq më mirë …
Përgjigju