Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ka thënë më 4 tetor se reduktimi i numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500, do të thotë “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”.
"Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviq për Televizioni Prva.
Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë. Vuçeviç i ka mohuar akuzat se Serbia po përgatitej të bënte diçka duke "mbledhur njësi" dhe se po trajnonte grupin që ka marrë pjesë në konfliktin në Banjskë, në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, më 29 shtator, që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën. Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka “filluar tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën dhe se ky është “lajm i mirë”. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby ka thënë se diçka e tillë "do të ndihmojë në uljen e tensioneve, por jo në eliminimin e tyre".
Lajmi kryesor:
Udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës, Serbia liron Milan Radoiçiç por i ndalohet të shkojë në Kosovë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
5 Janar, 16:10
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Demush Shasha: Hap në të panjohurën
3 Janar, 17:25
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20