Ministri serb i mbrojtjes: Mos luani me zjarrin, nuk ka Shqipëri të madhe në tokën serbe

Ministri serb i mbrojtjes: Mos luani me zjarrin, nuk ka Shqipëri të madhe në tokën serbe

Aleksandër Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse Tass thotë se ai që mendon të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan duhet të zgjidhë edhe çështjen serbe. Ai i bën thirrje të gjithë botës të mos luajnë me zjarrin duke krijuar një Shqipëri të madhe në tokën serbe.

"Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe. Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe.

Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. I vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia", deklaroi ministri serb i mbrojtjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 14/05/2019 15:30

    Kush po kerkon Shqiperi te Madhe?! Ate e thoni ju si sllave te ardhur, pas nesh. E theksoj, pas nesh!! Ne duam thjeshte Shqiperi Natyrale.. Qe do te thote ku ka shqiptare, te drejtohen nga shqiptare.. Sa per zjarrin, nuk e di kush po luan me te..?! Ne, apo ju?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin