Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviç, ka thënë se Serbia nuk mundet dhe nuk do të rresht së kundërshtuari krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe se kësaj ide duhet t’i kundërvihet edhe Bashkimi Evropian.

"Këtë nuk duhet ta fshehin me çfarëdo ambalazhi, pasi që për këtë po bëhet fjalë”, tha Selakoviç për mediat serbe pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë.

"Ne i bëjmë thirrje BE-së që të kundërshtojë këtë dhe mos të heshtin duke e parë me dashamirësi" tha Selakoviç.

Kryeministrat e Kosovës dhe i Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, kanë nënshkruar sot një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, ndërsa kryeministri shqiptar konfirmoi edhe njëherë se "bashkimi kombëtar do të bëhet përmes Bashkimit Evropian".



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)