PRISHTINË - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës (FNK) dhe notarët e notaret kosovare, me rastin e pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Notit (FINA) dhe lejimin e pjesëmarrjes së notarëve tanë në të gjitha garat, që organizohen në kuadër të FINA-s.
Ministri Shala ka përgëzuar notarët për këtë arritje duke u uruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.
"Ndërkombëtarizimi i FNK-së është një lajm i mirë dhe është tepër i rëndësishëm pasi kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve. Anëtarësimi i FNK-së në familjen e FINA-s është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit dhe ky pranim ka shënuar edhe një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit tonë", ka thënë ministri Shala. /ATSH/
/Shqiptarja.com