TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë fjalë së tij në forumin kundër korrupsionit e vuri theksin tek rëndësia e ndryshimeve pozitive që janë bërë përgjatë vitit, me të cilat është luftuar korrupsioni. Sipas Veliaj, ulja e numrit të personave që merrnin ndihmën ekonomike falë abuzimit që bëhej, ishte shumë e rëndësishme, pasi 21 mijë persona më pak nga skema e ndihmës ekonomike do të thoshte ndihmë e plotë ekonomike për pjesën tjetër që me të drejtë e meriton”.
“Inovacioni që ka sjellë ministria e Mirëqenies nëpërmjet tërheqjes së ndihmës ekonomike nga gratë e vajzat është një tjetër mënyrë për të ulur abuzimet si dhe për të krijuar kushte për të drejtat e grave dhe vajzave në shoqëri”, nënvizoi ministri Veliaj.
Ndërkaq, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Kombëtar se “reformimi i skemës së sigurimeve shoqërore është një tjetër tregues për luftën ndaj korrupsionit. Puna në të zezë ka qenë dhe mbetet një problem, por falë Inspektoriatit të Punës, është arritur të evidentohen rastet e abuzimeve. Në çdo rast, kur një punëdhënës i ka thënë punonjësit se i ka paguar sigurimet shoqërore dhe nuk e ka bërë këtë gjë, atëherë ai ndiqet penalisht’.
“Kemi pasur një problem me fondet e nxitjes së punësimit, pasi nuk kishte të punësuar nga zyra e punës më shumë sesa personeli i zyrës së punës. Falë bashkëpunimit me Gjermaninë, ne kemi arritur të modernizojmë zyrat e punës duke ulur numrin e punonjësve dhe duke harxhuar më pak para dhe duke punësuar punonjës të tjerë në sektorë të tjerë”, tha ai.
Veliaj ndër të tjera u shpreh se “ pagimi i këstit të tretë për ish- të përndjekurit politikë, për 665 dosje të tyre brenda vitit, tregon se ne mundëm të mbajmë premtimet tona”./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com