TIRANË - Të rinjtë duhet të zgjedhin degë profesionale si: ndërtimi, mekanika dhe termo-hidraulika që janë degë të cilat do t’iu sigurojnë të rinjëve një perspektivë në të ardhme.
 
Sugjerimin e ka dhënë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në shkollën e mesme të ndërtimit “Karl Gega”, i cila për këtë vit ka thyer rekordin e rregjistrimieve të nxënsve në Tiranë.

“Statistikat e tregut të punës tregojnë se thuajse gjysma e ofertave për punësim vijnë nga degë si ndërtimi, termo-hidraulika dhe mekanika, të cilat i ofron kjo shkollë. Më vjen mirë që shkolla “Karl Gega” ka karakter kombëtar dhe shumë të rinj nga verilindja e Shqipërisë kanë zgjedhur që të arsimohen në Tiranë, në mënyrë që zanatin që do të mësojnë në shkollë do ta përcjellin edhe në qytetet e tyre”, tha ministri Veliaj.

Shkolla profesionale “Karl Gega” këtë vit ka nisur bashkëpunim edhe me Shoqatën e Ndërtuesve, e cila ka garantuar që nxënësit të kalojnë 30% të kohës së tyre mësimore pranë një biznesi të fushës ku po mësojnë.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)