Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit

Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit

Situata e zjarreve në vend vazhdon të mbetet problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Tepelenë zjarri ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të erës.

Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga ato të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Zonat e Mbrojtura apo edhe forca vullnetare, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar intensivisht në disa fronte për të shuar zjarret e rëna në disa zona të vendit.

Puna ka vijuar përgjatë gjithë natës pa ndërprerje në vatrën problematike në fshatin Mal Shëngjin, ku sot situata paraqitet më e stabilizuar. Veç ndërhyrjes së helikopterit Cougar nga ajri në mbështetje erdhën edhe dy avionët Canadair nga Italia, pjesë e ndihmës nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Aktualisht është arritur izolimi i plotë i vatrave dhe po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare të tij nga shërbimet zjarrfikëse, efektivët e FA, policisë, strukturat vendore të mbështetura edhe nga 2 avionët Canadair të italisë.

Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm minimale në biznese përreth zonës së zjarrit, në  2 bare plazhi dhe çatia e një shtëpie.

Po ashtu vijon punë për shuarjen e zjarrit në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan për të cilin janë angazhuar  ditën e sotme strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga FA

Aktive janë zjarri në Kodrat e liqenit të Viroit, bashkia Gjirokastër, zjarri mbi qytetin e Tepelenës, i cili ditën e sotme si pasojë e erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit. Janë angazhuar ditën e sotme për normalizimin e situatës strukturat vendore të mbështëtura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.

Po punohet në fshatin Lozhan-Bode, bashkia Maliq, në fshatin Picar, bashkia Vorë në një objekt tregtar, në fshatin Ujanik, bashkia Skrapar. Ndërsa situata në qarqet e tjera paraqitet relativisht e qetë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë