Ministria: Do të anulohen kreditë
e buta dhënë për 145 zyrtarët
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka kërkuar që asnjë zyrtar të mos përfitojë nga kredia të buta, pasi u konstatuan abuzime për sa i përket kësaj skeme.
TIRANE- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka kërkuar që asnjë zyrtar të mos përfitojë nga kredia të buta, pasi u konstatuan abuzime për sa i përket kësaj skeme. Ndërkaq, javën e ardhshme pritet që Qeveria të miratojë vendimin që u ndalon këtyre personave marrjen e kredisë lehtësuese. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka bërë të ditur se ka nisur një auditim të mënyrës se si janë dhënë këto kredi. Gjithashtu, ky dikaster u ka kërkuar bashkive të vendit që, deri në përfundim e inspektimit që do të kryhet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të mos miratojnë asnjë listë përfituesish.
ZyrtarëtKjo kërkesë e Ministrisë vjen pak ditë pasi “Shqiptarja.com”, zbardhi listën me 145 emrat e personave që kishin përfituar nga kjo skemë. Kjo listë u soll për herë të parë në vëmendjen e medias nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë. Ministrja Gjermeni deklaroi se ishin 145 zyrtarë që kishin përfituar në mënyrë abuzive nga skema e kredive të buta.
KërkesaTë gjitha bashkivë të vendit u është këkrkuar nga Enti Kombëtar i Banesave në fillim të këtij viti, që të bllokojnë dhënien e kredisë së butë për të pastrehët. Sipas këtij institucioni janë dhënë dy argumente për pezullimin e projektit të dhënies së kredive të buta deri në një fazë të dytë. Arsyeja e parë e dhënë është tejkalimi i kuotave, ndërsa e dyta është përfitimi abuziv i kredive të buta nga një pjesë e qytetarëve.
MasatPër bashkitë që kanë përfshirë në listën e personave, të cilët përfitojnë këtë kredi, qytetarë që nuk i plotësojnë kriteret, ligji parashikon marrjen e masave ndëshkuese.
Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05