Duke filluar nga shtatori i këtij viti, Ministria  e Arsimit dhe Sportit do të nisë aplikimin e rregullave të reja për mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve.

Burimet zyrtare nga MAS, bëjnë me dije për ATSH-në se , nëse mësuesit  nuk marin pikët e mjaftueshme për testimin e përvitshëm dhe nëse kjo përsëritet dy herë, mësuesit dalin nga sistemi arsimor. Kjo është një ndër penalitetet që MAS do të ndërmarrë për mësuesit.

Në praktikat e ndjekura deri më tani të parashikuara edhe në udhëzimin në fuqi, mësuesit të cilët nuk marrin pjesë dhe ata që nuk arrijnë të kualifikohen kanë të drejtë ta rijapin këtë provim. Ndërkohë që, duke filluar nga muaji shtator, nuk do të ketë më tolerancë për mësuesit mbetës. Këtë vit , provimet për kualifikimin e mësuesve u zhvilluan përgjatë muajit maj, ndërsa 30 % e mësuesve nuk morën pjesë në testim.  Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Arsimit është në gatishmëri për një kualifikim serioz të mësuesve./ATSH/