Doktore e shkencave metodike, Vjollca Lubonja, si dhe një ndër autoret më me përvojë të teksteve të frëngjishtes nga klasa e tretë fillore deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një intervistë të gjatë për “Shqiptarja.com”, shpjegon se çfarë po ndodh me të vërtetë me reformën e Altertekstit. Ajo na sqaron se metodikat e gjuhëve të huaja, që në fakt nxënësve tanë u shiten si risi, datojnë që në vitin 1995, ndërsa tekstet shqiptare, që janë hequr fare nga përdorimi, u referoheshin metodave të viteve 2006-2010. Sipas saj, MASh-i duhet të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternative dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë. Doktore e shkencave metodike, Vjollca Lubonja, si dhe një ndër autoret më me përvojë të teksteve të frëngjishtes nga klasa e tretë fillore deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një intervistë të gjatë për “Shqiptarja.com”, shpjegon se çfarë po ndodh me të vërtetë me reformën e Altertekstit. Ajo na sqaron se metodikat e gjuhëve të huaja, që në fakt nxënësve tanë u shiten si risi, datojnë që në vitin 1995, ndërsa tekstet shqiptare, që janë hequr fare nga përdorimi, u referoheshin metodave të viteve 2006-2010. Sipas saj, MASh-i duhet të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternative dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë.
Gjithnjë e më shumë po flitet se alterteksti e ka humbur objektivin parësor dhe librat po përzgjidhen me porosi. Cili është mendimi juaj për mbarëvajtjen e kësaj reformë?
Unë dua t’ju them vetëm një fakt. Që prej 3 vjetësh shtëpitë botuese vendase nuk lejohen të konkurrojnë me botimet e tyre, me autorë shqiptarë ose me grupe mikse (shqiptarë dhe të huaj) për metodikat e gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht, italisht, etj). Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut që na penalizon ne, që, si profesion, kemi hartimin e metodikave të gjuhëve të huaja dhe që, për dekada dhe dekada, kemi mbajtur shkollën me tekste shkollore konkurruese. Për mua ky nuk është vetëm një diskriminim që u bëhet intelektualëve tanë, por është edhe një dëmtim me dashje i biznesit për shtëpitë botuese që kanë investuar për metodikat e gjuhëve të huaja, duke u shkaktuar dëme që shkojnë në disa milinona lekë libra-stoqe dhe po i çon drejt falimentimit. Ai u ka dhënë hapësira vetëm sekserëve që sjellin nga jashtë libra, qoftë edhe stoqe, te cilat nuk përputhen me kurrikulën tonë të gjuhëve të huaja dhe që u imponohen shkollave, për nivele shkollimi të papërshtatshme.
Ju po thoni që metodikat e sjella nga jashtë si risi, nuk përputhen me kurrikulat tona?
P.sh. Në shkollën e mesme për gjuhën frënge është futur që prej 2-3 vjetësh metoda Campus 1 për klasën X, që është e nivelit fillestar A1 dhe Campus 2 për klasën XI, që i takon nivelit A2, kur dihet që nxënësit e këtyre klasave duhet të arrinin nivelin B1-për klasën X dhe B2 për klasën XI. Pra, nxënësit, jo vetëm që kthehet pas në formimin e tyre gjuhësor, por madje stopojnë. Për ironi, kjo metodë përdoret edhe te shkolla e mesme e gjuhëve të huaja, ku formohen specialistë të gjuhës frënge. Kjo dëshmon se sa pa vend është futur kjo metode, apo sa në merak janë t’i hapin sa më shumë treg shitjeje, pavarësisht sa i përshtatshëm është. Në asnjë vend të botës nuk përjashtohen shtëpitë botuese vendase që të hartojnë librat shkollorë për shkollat e vendit te tyre, përkundrazi. Në asnjë vend të botës nuk monopolizohet tregu i botimeve shkollore me libra nga shtëpitë botuese të huaja, duke mos lejuar alternativat vendase të konkurrojnë dhe të jenë në treg. Franca, për gjuhën angleze ka pafund metodika të hartuara nga autorë francezë. Anglia, për gjuhën frënge, ka po aq, pa fund, metodika të punuara nga Oxfordi, etj.etj. Kështu funksionon në të gjitha vendet e BE, lindje-perëndim, madje në të gjitha vendet e botës. Përjashtime mund të ketë vetëm në disa fise të Afrikës, ndoshta….
Ju jeni një metodiste e njohur në hartimin e librave të frëngjishtes, si i shikoni ju futjen e këtyre metodave të huaja?
Kolanat e librave të gjuhës frënge për kl.III fillore deri në kl. IX dhe kl.X-XII janë në shtrirje lineare dhe konform kurrikulës kombëtare dhe standardeve të BE-së. Pa asnjë arsye, nga katalogu i MASh-it janë hequr librat e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja me autorë shqiptarë, vetëm për të hapur tregun këtyre metodave që nuk i shërbejnë formimit gjuhësor të këtyre grupmoshave, por i shërbejnë zbrazjes së magazinave me stoqe të Evropës. I cilit vit botimi është linja e metodikave të gjuhës frënge të sapo miratuara nga MASH-i? Jam në dijeni se janë botime të vitit 1995. Ndërsa, botimet tona janë të viteve 2006-2010. Pra, çfarë risie ka kjo linjë e importuar, kur prodhimi i saj daton këtu e 17 vjet para? Çfarë shqetësimi ka MASh-i në se në treg janë disa linja metodikash me autorë të huaj ose vendas?! Shkolla le të përzgjedhë, cilat nga këto i shërbejnë më mirë. Nuk mund të vendosin as akademiket e mirëfilltë shqiptarë, as këshilltarët gjuhësorë të ndonjë ambasade, që në shumë raste kanë pasur si interes të bëjnë tregti, dhe jo të punojnë për mbarëvajtjen e gjuhëve të huaja te ne. Dhe aq më pak, zyrtarët burokratë që ndoshta libri i fundit që kanë lexuar, ka qenë ai i vitit të fundit të fakultetit, dhe këtë nëse e kanë mbaruar me të vërtetë.
Po përkthimet e lëndëve, si fizikë, shkenca e tokave, etj, në shkollën e mesme si i shikoni? A janë cilësore?
Në shkollat e mesme është zhdukur pothuaj alterteksti, me botimet e përkthyera. Së pari MASH, ka si detyrë imediate të ngrejë ekipe përkthyesish për të parë, saktësinë e përkthimit. Së dyti, të mblidhen intelektualët: profesorë, mësues me përvojë, etj. dhe të shqyrtojnë se a janë vërtet këta librat më të mirë, për nga përmbajtja, që i duhen shkollës sonë??? P.sh. Para se të mësojë me detaje historikun e mbitokës dhe nëntokës së Italisë, nxënësi ynë duhet të mësojë nëntokën dhe mbitokën e vendit tonë, për ta njohur, për ta dashur dhe për të menduar si ta shfrytëzojë në interes të popullit të vet. Ne nuk përgatisim nxënës që të bëhen nesër minatorë apo bujq në Itali a gjetkë, por të bëhen zot në vendin e tyre.
Mësuesit, autorë tekstesh, nuk lejohen që librin e tyre ta zgjedhin në shkollën ku japin mësim, ju duket e drejtë kjo?
Kjo është një tezë shumë diskriminuese. Mësuesi autor ose jo autorë do të punojë me një libër. E mira dhe e logjikshmja është të punojë me librin ku ka derdhur përvojën e tij, edhe sepse i përshtatet komunitetit ku ai e ka marrë përvojën, por është dhe eksperimentuesi i parë dhe më i interesuar për të nxjerrë të metat ose defektet e botimit të tij dhe për t’i ndrequr. Nëse i mohohet ky “eksperimentim” ose “vëzhgim” si mund të punojë për përmirësimin e tij? Ku keni dëgjuar që një autor teksti të mos lejohet të punojë me tekstin e vet? Unë jam shumë kureshtare të di se ku e sheh MASh-i korrupsionin e mësuesit autor, sepse në dy-tre vitet e para të reformës së Altertekstit as që u përmend fjala korrupsion te asnjë strukturë e arsimit, përkundrazi. Këto 2-3 vitet e fundit po dëgjojmë lloj-lloj teorish dhe “korrupsione” dhe po shohim vetëm deformime, favorizime të pamerituara, monopole, diktime dhe imponime nga lart-poshtë.
A përzgjidhen me të vërtetë librat nga mësuesit, siç është edhe thelbi i kësaj reforme, apo ata i diktohen nga drejtuesit?
Komisionet e përzgjedhjes së teksteve shkollore, për vitin e ardhshëm shkollor, janë bërë me grup-shkollash. Dimë se brenda përbrenda një shkolle, në klasa të ndryshme, ka vend për përzgjedhje librash të ndryshëm, jo më të unifikohen librat për 1/3 e Tiranës nga një komision, ose një komision vendos për gjithë rrethin: p.sh Burrelin, Gramshin, Durrësin etj. Kam bindjen se “violina e parë” në këto komisione jo gjithnjë është ajo e merituara. Shpesh ato servirin parapëlqime, ose porosi shefash dhe të tjerët binden se e dinë se zëri “violinës së parë” është, shpesh, shumë afër veshit të shefave, drejtorëve e më lart, ndaj binden. E shumta ata mund të na nisin ndonjë e-mail, ose telefonatë për të na thënë se zgjedhja nuk ka qenë e tyre, por e diktuar. Këto komisione të tejzmadhuara bëjnë që të jenë më shumë nën kontroll. Nuk është njëlloj si t’i “orientosh” 100 mësues apo të akordosh një, dy ose më e shumta tri “violina” në krye të komisioneve. Kryetari ka më shumë vota, sepse “di” me shumë dhe ndoshta ka edhe ndonjë “porosi nga lart”. Unë i qëndroj mendimit që çdo shkollë ka specifikat e veta, le të përzgjedhë çdo mësues librin që i përshtatet nivelit të nxënësve të tij. MASh-i të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternativë, mësidhënien dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë.
Duke iu referuar edhe librave tuaj si autore dhe shtëpi botuese, tekstet që përzgjidhen a ndjekin ata një linjë logjike?
“Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq?!” Kjo thënie më vjen ndërmend kur marr kërkesat nga shkollat dhe shoh se si grup-komisionet bëjnë, me hir apo me pahir, “akrobacira” të tilla. P.sh. Frëngjsht kl.III,IV,V e shtëpisë botuese “ELVE”; Frëngjisht kl.VI e shtëpisë botuese X; Frëngjisht kl.VII, VIII sërish “ELVE”, Frëngjisht kl.IX shtëpia botuese Y dhe Frëngjisht kl.10-11-12 shtëpia botuese Z. Le të studiojë ministria këto “akrobacira”, që nuk e justifikojnë plastikën!!
A jeni ju optimiste për ecurinë e Altertekstit?
Problemet me tekstet shkollore kanë ardhur, fatkeqësisht, duke u shtuar dhe agravuar. Megjithëse vazhdimisht i kam bërë prezent në median e shkruar dhe elektronike dhe para këtyre i kam konsumuar në debate të drejtpërdrejta me personat përgjegjës, jam e ndërgjegjshme se fuqia ime është deri te fjala. Si intelektuale, si specialiste, si mësimdhënëse, si grua në biznes, si prind, si qytetare, kam shqetësim për të gjitha këto shtrembërime të mëdha te politikat e Altertekstit, që na prekin të gjithëve, në një formë a në një formë tjetër, disa më pak e disa më shumë, por mbi të gjitha po dëmtojnë shkollën, sepse prurjet e viteve të fundit nuk shënojnë përmirësim, por regres, nuk janë risi, por mendjeshkurtësi dhe dashakeqësi. Unë mund të falimentoj në këtë biznes edhe pse për mua ky është profesioni im “Hartimi i metodikave të gjuhëve të huaja”. Kam një jetë që merrem me to.
Ku qëndron problemi dhe si mund të përmirësohen?
Problemi nuk është te Vjollca, por te shkolla, nuk është te librat e frëngjishtes, por te politikat e shpërfytyruara të altertekstit, të cilat do të lënë gjurmë në formimin e fëmijëve tanë ose më mirë të them të mosformimit të tyre mbi baza të shëndetshme shkencore-pedagogjike dhe morale. Nëse prindërit do të merrnin dhe do të lexonin disa nga librat e fëmijëve të tyre, ata do të ndërgjegjësoheshin për t’u bërë pjesa më aktive e shoqërisë për t’i rikthyer altertekstit fytyrën e fillimeve të tij. Në botë ka shoqata prindërish që s’të lënë të tallesh apo më keq të nxjerrësh fitime mbi kurrizin e fëmijëve. Jo çdokush mund të bëhet autor i botimeve shkollore, jo çdokush mund të administrojë botimet shkollore. Botimet shkollore nuk janë dhe s’duhet të konsiderohen si biznes i mirëfilltë, por, së pari si përgjegjësi morale dhe ligjore ndaj gjeneratave të reja, ndaj kombit.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com