Ministria e Arsimit shpall datat
e konkusit për në universitet

Ministria e Arsimit shpall datat<br />e konkusit për në universitet
Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat për degët me konkurs në universitetet e vendit, pas plotësimit të formularit A2 nga maturantët.

Sakaq, janë përcaktuar edhe pikët maksimale dhe minimale që i duhet një kandidati për të fituar degën e preferuar.

Në datat 26-29 gusht kandidatët do të rendisin 10 preferencat e tyre në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Për ata që zgjedhin Edukimin Fizik dhe Sporte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër apo Elbasan do të konkurojnë në datat 19-24 gusht, ndërsa për ata që dëshirojnë një program studimi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, do të testohen nga datat 19-21 gusht.

Kandidatët para se të plotësojnë preferencat për programin e studimit që ata duan, duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit. /ATSH/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron