TIRANE- Pas deklaratëve të bëra nga Partia Demokratike për rritje të kriminalitetit dhe aksidenteve në vend, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme. Në një deklaratë për shyp, Ministria e Brendshme i quan të pavërteta këto deklarata, duke theksuar se “shifrat flasin vetë dhe nuk lënë vend për abuzime.

“Konkretisht:
· KRIMET KUNDËR PERSONIT. Në nëntor 2013 janë regjistruar 296 vepra penale të kategorizuara si krime kundër personit, kundrejt shifrës prej 700 krimesh që deklaron PD.
· KRIMET E RËNDA. Në nëntor 2013 janë regjistruar 35 krime të rënda kundër personit, nga 46 që ishin në nëntor 2013 abuzime por dhe shumë më pak nga 160 që deklaroi sot PD. Pra gjatë nëntorit 2013 ka një ulje me 24% të krimeve të rënda kundër personit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

· VRASJET. Në nëntor të këtij viti janë regjistruar vetëm 7 vrasje, nga 12 që ishin në nëntor të vitit 2012 dhe nga 10 vrasje që pretendon PD. Pra gjatë nëntorit 2013 ka një ulje me 42% të numrit të vrasjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

· AKSIDENTET. Në nëntor 2013 janë regjistruar 163 aksidente, nga 180 që pretendon PD dhe kanë qenë 26 persona të vdekur prej aksidenteve, nga 32 që deklaron PD. Ministra e Punëve të Brendshme i bën thirrje opozitës të informohet më saktë për shifrat e kriminalitetit përpara se të komunikojë në publik të pavërteta.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkaq, ky institucion i bën thirrje opozitës “të bazohet tek shifrat e vërteta dhe të mos shpikë shifra për kriminalitetin, si një opsion për të bërë politikë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)