TIRANE - Ministri Saimir Tahiri, ka urdhëruar ngritjen e një portali elektronik, ku me anën e të cilit kërkon të luftojë propogandën e hakersave, xhihadistëve dhe pedofilët e internetit. Sulmet e hakerave ndaj institucioneve shtetërore si dhe web-faqet e hapura për qëllime propogandistike xhihadiste, urrejtje fetare e faqe interneti pedofilie, do gjurmohen dhe shkatërohen (mbyllen) nga një supersistem që shumë shpejt do ngrihet nga ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për ngritjen e një portali që bllokon të gjitha faqet e internetit me përmbajtje të paligjshme që hapen dhe menaxhohen brenda teritorit Shqiptar.
Vendimi për ngritjen e këtij sistemi është marrë nga ministri Saimir Tahiri, kjo pasi shumë web-faqe të institucioneve qeveritare, dhe vetë kryeministria janë sulmuar nga hakera vendas dhe të huaj, duke implementuar propogandën e tyre në këto faqe inteneti.
/Shqiptarja.com