Ministria e Brendshme kërkon që tullumbacja me azot të futet në listën e lëndëve narkotike

Ministria e Brendshme kërkon që tullumbacja me azot të futet në listën e lëndëve psikotrope. Këtë kërkesë, Ministria e Brendshme e depozitoi në Komisionin e Çështjeve Sociale. Të dhënat e fundit nga Policia e Shtetit evidentuan fenomenin në rritje të përdorimit të kësaj lënde me formë gazi e llojit azot. Si rrjedhojë, nisur edhe nga paralajmërimi i ekspertëve të mjekësisë për problemet shëndetësore që krijohen nga përdorimi i kësaj lënde psikotrope, policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion ku në shumë raste ka sekuestruar bombola të mbushura me këtë lloj gazi për të shmangur përdorimin në rritje të dhe shitjen e tyre të paautorizuar me qëllim përfitimi.

Ministria kërkon që të sigurojë një bazë të përshtatshme ligjore dhe ndjekje penale për këtë fenomen në rritje.

“Nisur nga fakti që Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995, "Per barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar, është në proces shqyrtimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionin që Ju drejtoni, më lejoni të parashtroj sa vijon.

Në bazë të raportimeve dhe të dhënave më të fundit nga operacionet e Policisë së Shtetit, konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike. Në shumë raste, Policia e Shtetit ka realizuar sekuestrime të bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre me qëllime përfitimi.

Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope tě ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i bashkëlidhet ligjit nr. 7975 datë 26.7.1995 "Per barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", i ndryshuar. Krahas gazit N20, kërkojmë nga ky Komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listën e lëndëve narkotikeve apo psikotrope të ndaluara edhe të te gjitha substancave te reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara, në kohë të ndryshme. nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t'ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës Tuaj.

Sa më sipër, Ministria e Brendshme, edhe në rolin e institucionit udhëheqës për negociatat për Kapitullin 24, vlerëson se mbështja nga ana Juaj e këtij propozimi është në përputhje edhe me rekomandimet e lëna në kuadër të Takimit të 13-të të Nënkomitetit të Bashkimit Evropian -Shqipëri “Drejtësia, liria dhe siguria" dhe konkretisht: "Shqipëria duhet të ndryshojë ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope për të përditësuar listën e substancave psikotrope ndaluara, në mënyrë që të sigurojë një kuadër të përshtatshëm ligjor për hetimet dhe ndjekje penale".”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Pak ditë më parë, Report Tv përmes një investigimi, zbuloi se tullumbacet me oksid azoti, lëndë që me ligj përdoret vetëm në spitale për qëllime mjekësore, tregtohen hapur në lokalet e natës, në zonat më të frekuentuara të Tiranës. Ajo shërbehet si çdo produkt tjetër, me informacionin përkatës nga kamerieri dhe me faturë. Një prej tyre kushton nga 300 deri në 500 lekë të reja, në varësi të standardit dhe zonës.

Pasojat e thithjes së heliumit? 

Thithja e tepërt dhe pakontrolluar e heliumit mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore apo edhe vdekje. Simptomat: Dhimbje koke, çorientim dhe humbje e vetëdijes. Ngufatja që rezulton se vështirë vihet re kur konsumohet në mënyrë të tepruar, gjë që e rrit shumëfish rrezikun.

Lajmi do të përditësohet...

Kërkesa e Ministrisë së Brendshme

Kërkesa e Ministrisë së Brendshme

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës