Ministria e Bujqësisë: Kastravecit po
i bëjmë analizat, s'ka vend për panik

Ministria e Bujqësisë: Kastravecit po<br />i bëjmë analizat, s'ka vend për panik
TIRANË - Reagon Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave mbi lajmin e ndalimit sot të ngarkesës me kastravec në Han të Hotit në Mal të Zi me argumentin se niveli i preparatit spiroksaminë është më i lartë se ai i lejuar.

“Nga komunikimet tona zyrtare me Malin e Zi, autoritetet malazeze u shprehën se nuk ka vend për panik dhe sensacion, pasi rasti i konstatuar me kastravecat shqiptare është në nivele më të ulëta të spiroksaminës sesa te i njëjti produkt, i ardhur nga vendet e tjera. Ky është një rast i kufizuar për Shqipërinë (dhe i pari) dhe në sasi të vogël", i kanë konfirmuar autoritetet malazeze Ministrisë sonë të Bujqësisë.

Ministria jonë ndërkohë ka nisur një grup inspektimi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të marrë mostra të këtij produkti dhe për të bërë analizat e nevojshme pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Njëkohësisht, grupi i inspektorëve do të verifikojë pranë të gjitha farmacive bujqësore praninë ose jo të fungicidit spiroksaminë dhe mënyrën e përdorimit të tij.

Pasi të përfundojnë analizat nga institucionet shqiptare, rezultati do t’i bëhet i ditur publikut. Njoftojmë gjithashtu se gjithë produkti i kastravecave dhe perimeve të freskëta në tregun vendas do t’i nënshtrohet analizave të imtësishme për praninë e këtij fungicidi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër