TIRANE- Ministria e Bujqësisë ka rekomanduar mbylljen e menjëhershme të tregut ushqimor pranë Uzinës Dinamo. Ky pezullim do të jetë i përkohëshëm deri në një përmirësim të standardeve të tregtimit të produkteve ushqimore. Pas debateve të shumta mbi këtë treg, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të ngrejë një grup pune për të inspektuar gjendjen në këtë treg. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim, kontrolloi me rreptësi, në zbatim të gjithë kuadrit ligjor dhe parametrave higjeno-sanitare tregun ushqimor pranë Uzinës Dinamo. Në përfundim, u konstatuan një sërë shkeljesh të rënda që cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë ushqimore për konsumatorin e gjerë.
Pas kontrollit AKU rekomandoi mbylljen e menjëhershme të këtij tregu, për një periudhë të përkohshme deri në plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Këto kontrolle kanë ardhur pas deklaratës së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo për mbylljen e tregut të ish-uzinës Dinamo për shkak të kushteve higjieno sanitare. Pas kësaj deklarate kanë reaguar tregtarët e ish Uzinës Dinamo. Kreu i Unionit Tregtar Agro-Ushqimor, Thedhor Kristuli shpjegon se gjithçka bëhet për interesa klienteliste dhe për të transferuar tregun në tregun e fruta perimeve në Kashar. “Këtu ka qenë një vijueshmëri tesnionesh dhe presionesh nga pushtetet e vjetra për largimin e këtij tregu këtu dhe për kalimin e tij në Kashar”- ka deklaruar Kristuli.
Aktualisht janë marrë mostra të produkteve ushqimeve të tregtuara jashtë parametrave higjenike dhe janë dërguar në laboratorët e Institutit për Sigurinë Ushqimore e Veterinare dhe po priten përgjigjet e raportit përfundimtar të analizave të mostrave të marra në këtë treg. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se po ndjek me vëmendje situatën në tregun ushqimor të shumicës pranë Uzinës Dinamo dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga prania eventuale e ndotjeve, tregu do të mbyllet sot dhe do të fillojë një vlerësim i plotë i ndikimeve mjedisore. Pas përfundimit të monitorimeve do të ketë një raport të hollësishëm për të informuar opinionin publik. Nuk dihet se sa do të zgjasë ky pezullim i punës në trgun ushqimor të ish Uzinës Dinamo pas konstatimit të një prezënce të lartë bakteriale në produktet ushqimore. Problematikë u konstatua edhe në mungesë të dokumentacionit shoqërues të proukteve ushqimore.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com