Ministria e Bujqësisë: Rriten 
eksportet e produkteve bujqësore

Ministria e Bujqësisë: Rriten <br />eksportet e produkteve bujqësore
Sipas disa të dhënave paraprake të marra nga Ministria e Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Zhvillimit Rural, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015, eksportet bujqësore në tërësi dhe në vecanti ato të frutave dhe perimeve janë rritur ndjeshëm dhe në disa qarqe madje janë dyfishuar.

Kështu përshembull në qarkun e Beratit, sipas të dhënave zyrtare vëllimi total i eksporteve bujqesore në fund te këtij gjashtemujori ishte 21703 ton produkt, krahasuar me10455 ton të para një viti, duke shënuar një dyfishim të eksporteve.
Në Lushnje deri në fund të gjashtëmujorit të parë të 2015, nëpër dogana kanë kaluar për eksport 36023 ton prodhime bujqesore, në krahasim me 18909 ton të një viti më parë.Pavaresisht përmbytjeve të mëdha të këtij viti, në qarqet Fier, Vlore, Berat që tani prodhimi si gjashtemujor i grurit është më i madh se prodhimi vjetor i nje viti më parë. Kështu në qarkun e Elbasanit prodhimi i grurit këtë 6 mujor është 40134 ton në krahasim me prodhimin e vjetshëm vjetor prej 36400 ton.

Rritje ka edhe në prodhimin e vezëve dhe të qumështit. Per herë të parë eksportohen vezë te freskëta në BE, pas certifikimit ISO të disa prodhuesve tanë. Deri tani jane eskportuar në Gjermani 10 milion kokrra vezë dhe deri në fund të viti parashihet që eksporti të rritet deri në 60 milion kokrra.

Marrë nga Monitor

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë