Njoftim për vend të lire pune
 
Në zbatim të ligjit Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, Ministrinë e Drejtësisë.  
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri Informatike ose Elektronikë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010)
  • Të ketë jo më pak se 3-vjet eksperiencë pune
  • Njohuri të mira në fushën e IT si dhe ekperiencë të zgjeruar në drejtim të dizenjimit, implementimit dhe monitorimit të projekteve në fushën e informatizimit dhe të automatizimit
  • Të  ketë njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.
  • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup
Paga e pozicionit është në kategorinë II - b
 
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 02.01.2014 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kandidatët jashtë Administratës Publike, sipas proçedurave të shërbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 08.01.2014 në selinë e Ministrisë së Drejtësisë si dhe në www.pad.gov.al, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi fushën e specialitetit, Kodin e Proçedurave Administrative, Strategjinë e zhvillimit të arsimit para universitar, për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, Ligjin nr. 9131 dt.08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligji nr. 8503 dt.30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr.9049 dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa NëpunësvePublikë”
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al.