Momentalisht mësohet se ministria e Drejtësisë në buxhetin e saj ka parashikuar një fond prej 350 mijë euro, buxhet ky që pritet të investohet për shtimin e pajisjeve të gjurmimit. Sipas burimeve, shtimi i numrit të vendimit të gjykatave për aplikimin e kësaj pajisje, automatikisht do kërkojë dhe blerjen e pajisjeve të tilla.

Nisur nga kjo situatë është parashikuar një fond paraprak prej 350 mijë euro, nga drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë.