TIRANË - Ministria e Drejtësisë ka nisur procedimin disiplinor ndaj përmbaruesit privat, Baftjar Nela. Ky urdhër është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ku pas verifikimi paraprake është konstatuar se përmbaruesi Nela ka thyer Kodin e Etikës.

Urdhëri i Naços, ka ardhur sepse, Baftjar Nela në cilësinë e përmbaruesit është përplasur për të dytën herë ditën e sotme me uniformat blu, gjatë ekzektimit të një vendimi për lirimin e selisë së Partisë Social Demokrate.

Po ashtu sipas ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, Baftja Nela ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës. Vetë Nela ka deklaruar disa herë se çdo të premte do të ndërhyjë për lirimin e selisë së Partisë Social Demokarate.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)