Ministria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë, Ministri i Drejtësisë: Të gjithë bashkë me një qëllim, për të çuar përpara drejtësinë
Praktikantët në Ministrinë e Drejtësisë
Sot, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja I ka uruar mirëseardhjen 22 studentëve të ekselencës për praktikat e punës. Kjo është thirrja e 8 që Ministria e Drejtësisë ka shpallur si pjesë e programit vjetor të punës.
Përgjatë takimit, praktikantët e rinj u njohën me organizimin e Ministrisë, strukturave të varësisë, proceseve të punës, drejtoritë e ndryshme.
Gjatë fjalës së tij Ministri Manja u shprehu mirënjohje praktikantëve të rinj dhe i përgëzoi që kanë zgjedhur të jenë e sistemit të drejtësisë.
“Sekretari i Përgjithshëm ju ka treguar që këtu ka shumë procese pune, kemi shumë drejtori dhe shumë institucione varësie. Ky është një rrugëtim ri për ju. Besoj është privilegj për çdo student, që nga bankat e shkollës, të bëhet pjesë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare. Nga ana tjetër, për ne është kënaqësi që kemi krijuar një klimë pozitive, ku ju mund të gjeni veten dhe të ndërtoni karrierat tuaj. Unë ju falenderoj për energjinë tuaj që I jep freski Ministrisë së Drejtësisë”, tha Manja.
Ministri Manja i prezantoi me mentalitetin e punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe me mundësitë që ofrohen për të rinjtë.
“Ne kemi pasur dhe thirrje të tjera dhe një pjesë e të rinjve që janë përthithuar nga këto thirrje sot janë pjesë e administratës së Ministrisë së Drejtësisë. Këtu kemi një kombinim brezash, kemi nga ata që kanë mbi 20 vite që kontribuojnë dhe nga anatë rinj e të reja që i bashkohen herë pas here. Puna e gjithsecilit është e rëndësishme. Ne këtu funksionojmë si një skuadër, jemi të gjithë bashkë për një qëllim, për të çuar përpara drejtësinë dhe ju keni mundësinë të jeni pjesë e këtij procesi dhe të jepni kontributin tuaj të vyer. Duhet dëshirë, vullnet, përkushtim dhe punë nga të gjithë ju”, u shpreh Manja.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027, qeveria lëvron fondin 150 milionë lekë
29 Janar, 18:15
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Burg i hapur ‘hotel’ për ata që kanë edhe 2.6 vit burg/ Zbulohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë: Vetëm për ata me 1 vit izolim, kritere të forta
29 Janar, 14:04
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor 2024, 15:35
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor 2024, 12:40
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
Suksese ! Po te verehet foto kemi vetem 2 djem dhe 20 vajza qe jane ekselent kjo tregon qe 70% e meshkujve shqiptar jane emigrant ose jashte vendit ose jashte cilesise! Pra perpara 10-15 vitesh kishin nje shperndarje 45-55% me tolerance +-3/4% kurse tani shikohet qe ka me shume se 70-80% femra kjo vjen si prishje e elementit 51%/49% qe ishte nga emigracioni, por dhe faktor te tjere
Përgjigju