Ministria e Drejtësisë mban
peng makinën luksoze të kroatit

TIRANE- Një automjet "Porche Chayenne" që është vjedhur dhe më pas trafikuar nga Kroacia në drejtim të Shqipërisë është marrë nga ministria e Drejtësisë në administrim, por që në fakt nuk kthehet tek pronari i ligjshëm, edhe pas kërkesave të vashdueshme të tij. Automjeti "Porche Chayenne" rezulton të jetë grabitur nga shtetasi nga Pogradeci Felek Asani, i cili për krimin e kryer është dënuar nga gjykata me 6.8 vite burg për akuzën e "Trafikut të mjeteve motorike".

Pas këtij dënimi, Asani është izoluar në burg ndërkohë që automjeti i vjedhur është mbajtur në pikën e rezervave të shtetit. Mirëpo me një vendim të beftë ministri i Brendshëm ka vendosur që automjetin tip "Porche Chayenne" me targë Zg 0909-Mp në pronësi të subjekjetit privat EUROHERC osiguranie D.D Zagreb, ka vendosur që automjetit tia dhurojë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithë kërkesave të vashdueshme tashmë kjo ministri ka refuzuar disa herë të kthejë automjetin tek pronari i ligjshëm, dhe nisur nga kjo situatë çështja ka përfunduar në dyert e gjyaktës së Tiranës. Pas zhvillimit të një sërë seancash gjyqëosre, Gjykata e Tiranës ka rëzuar padinë e kompanisë private Kroate, duke ia lënë automjetin luksoz zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

VENDIMI I GJYKATES
Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se paditësi EUROHERC osiguranie D.D Zagreb është person juridik i së drejtës Kroate, që ushtron veprimtari në fushën e sigurimeve. Porsche Leasing D.O.O Zagreb, rezulton të ketë qenë pronari i një automjeti tip Porche Chayenne me targë Zg 0909-Mp, me nr.shasie ËP1ZZZ9 PZ5LAOO126, viti i prodhimit 2004. Ky automjet është vjedhur në Kroaci. Këtë mjet e ka trafikuar në Shqipëri shtetasi Felek Asani, i cili është dënuar me 6 vjet e tetë muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në dispozitivin e vendimit të saj ka urdhëruar që automjeti i markës "Porche-Chayenne" me numër shasie ËP1ZZZ9PZ5LAOO126, si dhe një sërë provash të tjera materiale (automjete, dokumente, etj) të kalojë në pronësi të shtetit. Paditësi ngre pretendimin se është pronar i atij mjeti pasi ka dëmshpërblyer pronarin e mëparshëm në vlerën 252.394 Kn. Sipas deklaratës së datës 21 shtator 2011 Porsche Leasing d.o.o i njeh paditësit Euroherc Osiguranje, Vukovarska 282, Zagreb, pronësinë mbi automjetin e mësipërm. Pikërisht me këtë cilësi paditësi i është drejtuar kësaj gjykatë duke kërkuar prej të paditurve makinën, pasi sipas tij gjykatat shqiptare kanë vepruar gabim që e kanë konfiskuar atë send, pasi ai ishte në pronësi të paditësit dhe duhet t'i kthehet atij.

Avokatura e shtetit (në mbrojtje të Rezervave të Shtetit) u shpreh për rrëzimin e padisë pasi mungon legjitimimi pasiv dhe aktiv. Sipas avokatit të shtetit, paditësi nuk provoi me dokumente zyrtare se është pronar i mjetit që kërkon t'i kthehet. Po ashtu Rezervat e Shtetit nuk kanë legjitimim, pasi ato nuk e disponojnë sendin, por tashmë automjeti është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Nisur nga këto rrethana gjykata e Tiranës ka vendosur të rëzojë kërkesën e palës kroate.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë

U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë