Ministria e Drejtësisë në vështirësi për përkthyes zyrtarë! S’ka përkthyes të gjuhëve sllave! Gjuhët e huaja ‘braktisen’ nga studentët

Ministria e Drejtësisë si institucion i vetëm që ligjëron përkthyesit zyrtarë për Report Tv pranon se has në vështirësi në gjetjen e përkthyesve të gjuhëve të huaja. Më e vështirë për tu gjetur janë përkthyesit e gjuhëve të rajonit si  asaj maqedonase dhe asaj serbo-kroatisht.

Në regjistrin elektronik të përkthyesve zyrtarë vihet re se mungesat më të mëdha për përkthyes janë në gjuhët: sllovene, çeke, portugeze, lituaneze (nuk ka asnjë), arabe, daneze, ukrahinase me vetëm një përkthyes zyrtar, si dhe për kinezçen, e gjuhën bullgare etj.”

Por për çfarë i shërbejnë një vendi përkthyesit zyrtar?

“Për shumë dokumenta, pasi dihet që qarkullimi I dokumentave është I lirë, qytetarët paraqiten të bëjnë dokumenta për shkollë ,për punë, për martesa Të gjitha këto dokumente kërkojnë përkthim zyrtar. Dokumente të cilat apostilohen më vonë dhe çohen për t’u përdorur në shtetin përkatës"   thotë Mimoza Sadushaj, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve 

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve Mimoza Sadushaj tregon se problemi më i madh është kur përkthyesi nevojitet për çështje institucionale.

“Problematika është situata vetëm në rastin e paraqitjes nëpër Gjykata, në përkthimin e dokumentave që bëhen nga ministritë. Ligji për Noterinë ka parashikuar që përveç përkthyesve zyrtar, që përpara noterit paraqitet një person I cili e di gjuhën, e deklaron që e di gjuhën, noteri I merr identitetin e plotë dhe bën vërtetimin e nënshkrimit të tij dhe bën përkthimin e kësaj gjuhe të rrallë” vijon Mimoza Sadushaj, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve. 

Në këtë vit akademik u vërejt interes i ulët edhe i maturantëve që zgjodhën studimin e gjuhëve të huaja në universitete. Në të gjitha raundet nuk pati asnjë student të regjistruar në gjuhën greke dhe për atë ruse. Aktualisht Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 7 departamente atë të gjuhës angleze, italiane frënge, gjermane, spanjolle, sllavo-ballkanike dhe asaj Greke.

Megjithatë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja nuk është i vetmi burim i prurjeve të përkthyesve zyrtarë dhe në këtë fakultet nuk ka Departamente apo pedagog për të mësuar e studiuar gjuhët e rralla që na nevojiten për të punuar si përkthyes zyrtar.”

Vakanca në pozicioni përkthyes zyrtar:
Gjuha maqedonase
Gjuha serbe
Gjuha kroate,
Gjuha sllovene,
Gjuha çeke,
Gjuha portugeze,
Gjuha lituaneze (nuk ka asnje),
Gjuha arabe,
Gjuha daneze,
Gjuha ukrahinase,
Gjuha kineze,
Gjuha bullgare etj.

Lista e përkthyesve zyrtar në Shqipëri

Gjuha angleze               345 përkthyes

Gjuha italjane                  264 përkthyes

Gjuha gjermane                54 përkthyes

Gjuha frenge                     82 përkthyes

Gjuha greke                      76 përkthyes

Gjuha spanjolle                 19 përkthyes

Gjuha turke                       36 përkthyes

Gjuha polake                      5 përkthyes

Gjuha ruse                        15 përkthyes

Gjuha ukrainase                1 përkthyes

Gjuha rumune                   15 përkthyes

Gjuha maqedonase           5 përkthyes

Gjuhët serbe/kroate/malazeze/boshnjake         7 përkthyes

Gjuha bullgare                   13 përkthyes

Gjuha holandeze                2 përkthyes

Gjuha arabe                        6 përkthyes

Gjuha portugeze                 1 përkthyes

Gjuha hungareze                 2 përkthyes

Gjuha kineze                        4 përkthyes

Gjuha çeke                           2 përkthyes

Gjuha norvegjeze/suedeze/daneze          2 përkthyes

Gjuha perse                         3 përkthyes

Gjuha rome                          2 përkthyes

Gjuha vllahe                        1 përkthyes

Gjuha sllovene                     1 përkthyes

Gjuha koreane                     1 përkthyes

Gjuha japoneze                   1 përkthyes

Gjuha e shenjave                4 përkthyes

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2023 00:20

    Shumica e ketyre gjuheve me mungesa nuk shkojne e nuk vlejne me larg se kufijte e tyre gjeografike/politike,perjashtim mund te beje ndoshta arabishtja e mandarin,nje tjeter problem eshte qe edhe sikur te kesh perkthyes,sa dokumente kane per te perkthyer t'a zeme ne nje muaj?! Asnje nuk deshiron te punoje part/time perkthyes edhe sikur vendi i ofruar eshte ne ministri.Se treti,te rinjte kur mendojne gjuhet e huaja,vendi i pare i punes qe mendojne se ku do te perfundojne pas diplomimit,nuk jane min.e drejtesise per dokumente,min.e jashtme si perkthyes delegacionesh e aktivitetesh politike,apo min.e kultures,si perkthyes librash e filmash,(ato jane caktuar per mikun e mikut),por mesues gjuhesh te huaja diku ne ndonje qytet,apo fshat ne ndonje kend te humbur e te haruar te Shqiperise me nje page po aq mizerabel.Thjesht mungon interesi e motivimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë