Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda.
Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin për çështje pronash duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.
“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Vendimi nga gjyqtari është marrë më datë 18.12.2024 dhe deri më datë 10.12.2025 nuk është depozituar ende në kryesekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
“Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë rezulton se: dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces. Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”, thuhet më tej në kërkesën që i ka shkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Palët paditëse në këtë gjyq civil janë: Fran Bushpepa, Marte Bushpepa. Të paditur janë Drane Përlleshi, Anton Pjetri, Xhuana Pjetri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Shkelja që ka kryer gjyqtari pamundëson dhënien e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm kohor, për një proces të rregullt ligjor, prandaj Ministri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.
Komente











Nuk e besoj që një gjyqtar me 33 vite eksperiencë pune në sistemin e drejtësisë të bëjë një shkelje të tillë me vetëdije. Nëse e ka bërë, jam i sigurt se ka pasur shkaqet e tij profesionale për ligjin dhe rrethanat. Dhe çdo herë që flitet për Ilir Perdeden, si gjyqtar, si profesionist, si njeri me integritet, te gjithe e dine qe njihet si një nga gjyqtarët më korrektë dhe më me integritet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Nuk dua ta mbroj, as ta paragjykoj rastin konkret, por nuk besoj që Ilir Perdeda, një njeri që jeton në një apartament të kohës së Partisë së Punës me prindërit, që shkon dhe vjen nga puna me furgon ose me makina rasti, jo me Chevrolet, Mercedes apo BMW X5, të bëjë shkelje të tilla. Kushdo që e njeh Ilir Perdeden, edhe në aspekte të tjera, e vlerëson për etikën, moralin dhe integritetin e lartë që ka. Uroj qe ILD ra sqaroje rastin me paanshmeri.
PërgjigjuHidhuni pak në Vlore dhe shikoni dosjet e Lirza Sinollarit qe e përdor vurrin si sekser për gjyqet qe jep në favor te krimit kundrejt rrushfetit
PërgjigjuKurre Ilir Perdeda nuk e vendos kemben mbi derrasat e kalbura te Fran Bushit. Ska as nje arsye te bije ne gremine.
PërgjigjuIlir Perdeda nuk i ben te ligjeshme fallcitetet e Fran Bushit, kte duhet ta dini. kush merr toka e prona te kushurinjeve e shokeve me firma fallco i paguan me rregjim shtrati
PërgjigjuMe se e drejte