Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Foto ilustruese

Përmes një Akti Normativ, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, njoftoi sot (29 Gusht) se çeli fondin për investim në 8 Shkolla Profesionale, 2 Qendra të Formimit Profesional dhe 2 të Mesme të Përgjithshme po profesionale.

Shkollat profesionale që përfitojnë janë 3 në Shkodër, 2 në Korçë, nga një në Tiranë, Durrës, Kukës, Lezhë, Pogradec, Fier dhe Vlorë

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ai tha se: “Ndërhyrjet e planifikuara do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional”.

Gjithashtu theksohet se përveç infrastrukturës së përmirësuar, “më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë edhe laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara për zhvillimin e aftësive profesionale”.

Ja shkollat Profesionale që Përfitojnë:

-Qendra e Formimit Profesional Nr.1, Tiranë

-Qendra e Formimit Profesional, Durrës

-Shkolla Profesionale “Bajram Curri”, Kukës

-Shkolla Profesionale “Petro Sota”, Fier

-Shkolla Profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Terova”, Korçë

-Shkolla e Mesme Teknike, Korçë

-Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër

-Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Arben Broci” Shkodër

-Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Kolë Margjini”, Shkodër

-Shkolla e Mesme Profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë

-Shkolla e Mesme Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec

-Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?