ministria e energjise







DREJTORIA E KONCENSIONEVE, PROKURIMEVE, SHPRONËSIMEVE DHE PRIVATIZIMIT
 
 
 
NJOFTIM
 
 
Në përputhje me Ligjin nr. 9072 datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar,  dhe VKM nr. 1701 datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së autorizimeve, për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese të energjisë, që nuk janë objekt koncesioni”,  Shoqëria “EGNATIA O ALBANIA” ka paraqitur projektin për ndërtimin e një centrali “Stacion energjetik fotovoltaik 100kW Ahmetaq”, i cili gjendet në fshatin Ahmetaq, Komuna Prezë, Qarku Tiranë.
 
Shoqëria “Egnatia O Albania” është një  shoqëri komandite, degë e “Egnatia Group of Companies” me objekt "Instalime elektromekanike dhe elektronike, projektim të rrjeteve të telekomunikacionit, etj.". Një informacion më i detajuar lidhur me projektin mund të gjendet pranë Drejtorisë së Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
 
Objeksionet ose komentet lidhur me këtë aplikim mund të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda 1 muaji nga data e publikimit të parë.  
 
Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Drejtoria e Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit
Blvd. Dëshmorët e Kombit, 1001
Tiranë