TIRANE- Nisur nga fjala në seancën plenare të fundvitit të kaluar të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë (MEI), Damian Gjiknuri, për sa i përket marrëveshjes konçensionare të HEC-it të “Ashtës”, “Shqiptarja.com” zhvilloi një hulumtim të kësaj kontrate, duke nxjerrë në pah kushtet që ajo përmbante në dëm të ekonomisë shqiptare.
Në bazë të marëveshjes konçensionare midis firmës austriake “Verbund” dhe “Kesh”, kjo e fundit duhet të blejë energji në çdo kohë nga HEC-i i “Ashtës dhe kur kushtet atmosferike (rreshjet) nuk mjaftojnë për të siguruar prurjet e nevojshme, që HEC-i të gjenerojë energji.
Për më tepër, KESH duhet të ruajë një nivel të caktuar të prurjeve në Rezervuarin e Spathrës (që furnizon me ujë HEC-in e Ashtës) në çdo kohë, edhe pse siç e thamë kjo varet nga rreshjet e shirave. Nga ana e Qeverisë kjo çështje është cilësuar si shqetësuese për të dyja palët (“Verbund” dhe “Kesh”) dhe ndërkohë është duke u diskutuar për një zgjidhje optimal.
QEVERIA
E kontaktuar nga “Shqiptarja.com” për t’u prononcuar në lidhje me këtë marrëveshje, zyrtarë të MEI-it janë shprehur se: “Problematika që shoqëron zbatimin e marrëveshjes se shitblerjes së energjisë midis KESH sh.a. dhe Energji Ashta sh.p.k. është shqetësuese për të dy subjektet e përfshira në këtë marrëdhënie partneriteti, rrjedhimisht MEI së bashku me autoritetet e “Energji Ashta” sh.p.k. po diskutojnë mundesitë për zgjidhje optimale dhe të qëndrueshme të kesaj problematike, zgjidhje e cila të ofronte një mjedis më të përshtatshëm biznesi me KESH sha dhe Energji Ashta dhe do të garantonte operimin e hidrocentralit të Ashtës në përputhje të plotë dhe në funksion të sigurisë së veprave hidrike në kaskadën e Drinit, pa cënuar nivelin e shërbimit të prodhimit publik, si dhe në interes të përfitimit reciprok”.
KONTRATA
Marrëveshja e konçesionit për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Hidrocentralit në Ashtë, si dhe Marrëveshja për kordinimin e kaskadës së lumit Drin ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe shoqërisë “Verbund”, është miratuar me Vendimin nr.1363, datë 17.10.2008 të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pasi përfundoi faza e ndërtimit të këtij HEC-i, duke filluar nga muaji prill 2013, u bë efektive marrëveshja e shit-blerjes së energjisë mes KESH-it dhe “Energji Ashta”, sipas kontratës përkatëse, të miratuar me Vendimin 1363, datë 17.10.2008, të Këshillit të Ministrave te Republikës së Shqipërisë. Kjo kontratë ka një afat shfrytëzimi prej 15 vitesh dhe referon një çmim të paracaktuar sipas një formule përllogaritje që ka në bazë 59 EUR/MW të korrigjuar me disa indekse.

Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com