Ministria e Financave: Dëmshpërblimi
i ish-të përndjekurve nuk është bllokua

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesa e kësteve për ish-të përndjekurit politikë vijon sipas përcaktimeve ligjore. Sa i takon ankesës së disa ish-të përndjekurve për mos pagesë të këstit të katërt dhe pestë sqarohet se, pagesat nuk janë realizuar për mungesë dokumentacioni. Ministria e Financave saktëson se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 904 dosje, kanë mbetur për t’u paguar edhe 1280 dosje.

Njoftimi i Ministrisë së Financave

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, si struktura përgjegjëse, për shpërndarjen e vlerës së dëmshpërblimit financiar për çdo ish-të dënuar politik të regjimit komunist, si dhe trashëgimtarëve sipas përcaktimit ligjor, bëjnë të ditur se po vijon sipas përcaktimeve ligjore procesi i realizimit të shpërndarjes së dëmshpërblimit.

Deri tani janë miratuar 25 vendime të Këshillit të Ministrave “Për dëmshpërblimin financiarë të ish-të dënuarve politikë”. Fondi total i miratuar është 52,7 miliardë lekë. Numri i ish të dënuarve politikë, të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13 167 ish të dënuar. Fondi i  miratuar për vitin 2015, është 2 miliardë lekë, i  realizuar deri më 31.08.2015, si vijon:  
1. Kategoria Parësore -fondi 1 400 000 000 lekë (70% e fondit të miratuar në buxhetin vjetor);
Fondi i shpërndarë      1.394.395.482 lekë;
Fondi i pashpërndarë        5.604.518 lekë.
2. Kategoria Joparësore - fondi  600 000 000 lekë (30% e fondit të miratuar në buxhetin vjetor)
Fondi i shpërndarë       151.534.965 lekë;
Fondi i pashpërndarë   448.465.035 lekë.
 
Lidhur me disa nga problematikat e shfaqura dhe ankesat e përfituesve, si ato të mospagesës së kësteve të 4-5 , për kategorinë parësore, sqarojmë se pagesat nuk janë realizuar për mungesë dokumentacioni, të përcaktuar në aktet nënligjore për përfituesit si dhe janë ende në analizë dokumentacionet e mbërritura, sipas kategorive të përcaktuara në ligj.
Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 904 dosje, kanë mbetur për t’u paguar edhe 1280 dosje.
Sqarojmë gjithashtu se mospagesa e këstit të parë për kategorinë jo parësore dhe raste të mosshpërndarjes korrekte të vlerës së miratuar ka rezultuar mungesa e dokumentacionit të dërguar nga përfituesit, nga mosndarja korrekte e vlerës, si një problematikë e trashëguar nga pagesat e kryera në vitin 2009-2013, si dhe disa pasaktësi të kryera në këtë periudhë, të cilat po korrigjohen në pagesat e kësteve vijuese.
Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve kanë informuar me shkrim çdo përfitues që ka paraqitur ankesë, si dhe në faqen zyrtare të ministrisë janë publikuar çdo javë informacionet mbi dokumentacionin e mbërritur, duke bërë që të rritet numri i dosjeve me dokumentacion të plotë  për pagesë
Lidhur me mospagesat e këstit të dytë për trashëgimtarët, sqarojmë se ky proces nuk ka patur vijimësi. Një nga shkaqet ka qenë mangësia në dokumentacion. Për realizimin e pagesës së këstit të dytë për trashëgimtarët është publikuar lista e plotë e dosjeve që nuk kanë marrë këstin e dytë (janë gjithsej 2987 dosje), është publikuar informacioni mbi procedurën që do të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet, si dhe afatet ligjore për dorëzimin e dokumenteve.
Ministria e Financave vlerëson bashkëpunimin me përfituesit dhe është e vendosur në realizimin e plotë të detyrimit të saj ligjor dhe morale për shpërndarjen e vlerës së dëmshpërblimit financiar, për çdo ish- të dënuar politik të regjimit komunist, si dhe trashëgimtarëve, sipas përcaktimit ligjor.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën