Ministria e Financave padit Lojrat
e Fatit, s'kanë vënë sanksione

TIRANE - Dy punonjës të NJësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit duhet të largohen nga puna, dy të tjerë të paralajmërohen. Ndërsa shkekjet e tyre i janë dërguar prokurorisë. 
Ky është vendimi i Drejtorisë së Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Financave, i cili ka përfunduar auditimin në Njësinë e Lojërave të Fatit. 

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, nga auditimi, u zbuluan shkelje administrative dhe penale, pasi ky institucion ka funksionuar pa një rregullore të brendshme prej më shumë se një viti e gjysmë si dhe njësia nuk ka aplikuar asnjë nga sanksionet e masave shtrënguese për mosshlyerjen sipas afatit të detyrimeve të shoqërisë së Lotarisë kLmbëtare. 

Nga shkeljet e zbuluara, janë gjithashtu edhe fakti, se nuk është kryer ekzekutimi i akt-konstatimeve që janë mbajtur nga inspektorët, ku janë konstatuar pajisje elektronike në përdorim pa liçencë.

MInistria e Financave bëri të ditur, se vetëm nga mosmbledhja e detyrimeve financiare që kanë subjektet e lojërave të fatit, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 256.1 milionë lekësh. Detyrimet dhe gjobat e papaguara mbarten çdo vit, ndërkohë që subjektet janë aktive dhe vijojnë aktivitetin normalisht në treg pa asnjë pengesë; 

5- Është konstatuar shkelja e ligjit “Për prokurimin publik”, për të cilat Agjencia e Prokurimit është njoftuar nga Drejtoria e Auditit për shqyrtim administrativ sipas kompetencave që i jep ligji. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?