TIRANË- Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, i ka dorëzuar sot zyrtarisht raport progresin vjetor të Komisionit Evropian, Ministres së Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
Raporti vlerëson pozitivisht reformat e ndërmarra deri tani nga qeveria dhe thekson domosdoshmërinë e gjithpërfshirjes dhe dialogut politik, si thelbësore për vijimësinë e procesit.
Me anë të një deklarate për shtyp, Ministria e Integrimit Evropian falenderon Komisionin Evropian, për të gjitha reflektimet në progres -raport, të cilat do të jenë për qeverinë shqiptare një udhërrëfyes i qartë për plotësimin e të gjitha detyrimeve dhe standardeve të nevojshme në mënyrë që të avancojmë drejt Bashkimit Evropian.
"Progres raporti i sotëm është një tjetër dëshmi se jemi në rrugë të mbarë, por nga ana tjetër është një dokument që na ngarkon qartë me përgjegjësinë që të gjithë aktorët të bëhen bashkë në këtë proces me rëndësi madhore për vendin", thekson MIE.
Në progres raport citohet se Ministria e Integrimit Evropian ka konsoliduar më tej rolin e vet si koordinatore e çështjeve të BE-së, përfshi zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020, si dhe po punon për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2014-2020. Për menaxhimin e sfidave dhe reformave të ardhshme, nevojitet forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale të ministrisë si edhe sundimi sistematik i rolit të saj koordinues.
"E vetëdijshme për përgjegjësinë, si koordinatore e këtij prioriteti madhor për vendin, Ministria e Integrimit Evropian shpreh edhe njëherë gatishmërinë dhe angazhimin maksimal, që në bashkëpunim me Ministritë e linjës, institucionet e pavarura dhe aktorët e tjerë, të vijojë punën për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna, si kusht për sfidën e radhës në procesin e integrimit të vendit : hapjen e negociatave", thuhet në deklaratën e MIE. /ATSh/
/Shqiptarja.com