Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social ‘X’ , për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë.
Në reagimin e saj, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sulmin, teksa shkruan se Irani me veprimet e tij po përshkallëzon konfliktin.
Po ashtu Ministria për Europën dhe punët e Jashtme përgëzon NATO-n për rrëzimin e raketës, ku shkruan se Aleanca EuroAtlantike ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.
Reagimi i plotë:
Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.
Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.
Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës.
Komente










