Ministria e Jashtme ‘rrëzon’ mediat greke: Kotzias nuk do të vijë nesër në Tiranë

Ministria e Jashtme ‘rrëzon’ mediat greke: Kotzias nuk do të vijë nesër në Tiranë

Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias nuk do të vijë këtë të martë në Tiranë. Edhe pse në mediat greke u fol se shefi i diplomacisë helene do të vizitonte për të dytën herë brenda pak ditësh vendin tonë, kjo hipotezë rrëzohet. Burime zyrtare pranë ministrisë sonë të Jashtme, i thanë Report TV se Kotzias nuk do të ketë një vizitë në Tiranë ditën e nesërme.

Sipas mediave greke, ministri i jashtëm grek do të jetë në Shkup ditën e nesërme.  Vizita e Kotzias u konsiderua nga mediat greke si zëvendësim i vizitës së munguar të kryeministrit grek Tsipras, vizitë e cila u shty edhe pse ishte e parashikuar për Pashkët Ortodokse.  Në vijim të zgjidhjes së problemeve shumëpalëshe dhe sidomos çështjes së detit, negociatat kanë ngecur në miratimin e ekipeve negociatore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?