SERBI – Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Ilir Bockit notë protestë pas incidentit ku u sulmua ekipi kombëtar serb në Tiranë.
Pak minuta pas ngjarjes së shënuar në kryeqytetin tonë, ku autobusi me të cilin po udhëtonte ekipi serb u qëllua me gur, Serbia ka shprehur zyrtarisht rezervat e saj.
“Pavarësisht fakti se kjo është një ndeshje me resk të lartë, incidenti dëshmon neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente në Shqipëri për organizimin e ndeshjes së futbollit”, thuhet në komunikatë.
Serbia kërkon zbulimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të këtij incidenti.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com